Përmbledhje e planit të Policisë së Kosovës për ta ndalur trenin serb (VIDEO) NULL NULL 15.01.2017 20:33 15.01.2017 20:33 Erdhën të përgatitur me të gjitha pajisjet. Pasditen e së shtunës dhjetëra pjesëtar të forcave speciale të Kosovës u përgatiten fort në hyrje të Mitrovicës para se të marrin rrugën drejt veriut të vendit, njofton Klan Kosova. Bëhet edhe përcaktimi i detyrave për pjesëtarët. Këtu erdhën edhe mjete të blinduara të këtij njësiti. Kësaj here janë më të përgatitur se asnjëherë më parë për misionin që kanë përpara. Ai kësaj radhe ishin që të mos lejonin hyrjen e këtij treni serb që pasditen e 14 janarit destinacion kishte veriun e Mitrovicës, pa marr lejen e autoriteteve kosovare. E këto mjete erdhën për të iu bashkangjitur edhe shumë të tjerave që si vend stacionim të tyre kanë daljen e fshatit Leshak të Leposaviqit. Këtë pozicion forcat speciale nuk lëshuan për disa orë. E për ti ndalur rrugën trenit me mbishkrime nacionaliste serbe ishte bërë kati edhe kjo lokomotivë që ishte e pozicionuar në stacionin jugor të Mitrovicës. Por asnjëri mjet nuk pati nevojë të futej në veprim. Në këso situate misioni i ruajtësve të rendit përfundoi me sukses. Më poshtë me gjitha detajet ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Vullnet Krasniqi.