Përleshje në Gjakovë, gjuajtje me armë e arrestime NULL NULL 19.07.2015 15:28 19.07.2015 15:28 Janë arrestuar tre persona në Gjakovë pasi që të njëjtit, dje gjatë ditës, u përleshën mes vete, transmeton Klan Kosova. Njëri nga të tre, kishte shtënë edhe me armë zjarri. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, derisa policia në raportin zyrtar nuk tregon asgjë rreth arsyes së përleshjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.