Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për shkak të problemeve me rrymën, mitrovicasit qysh nga mesdita pa ujë

NULL NULL
18.08.2017 22:23

Qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa ujë të pijshëm qysh nga mesdita – të premten, njofton Klan Kosova.

Problemi nuk është sanuar as pas orëve të tëra të kaluara me mungesë uji.

Arsye e mungesës së ujit nuk janë problemet e ujësjellësit, por problemet e KEK-ut me rrymë, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësi i Ujësjellësit Rajonal Mitrovica, Niman Baliu.

Sipas Baliut, mungesa e rrymës pamundëson edhe furnizimin me ujë të pijshëm, porse problemet e tanishme janë brenda kompetencave të KEK-ut dhe pritet që ata t’i sanojnë këto probleme.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe zëdhënësin e KEK-ut, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme