Për para, ia drejton nënës armën në kokë NULL NULL 13.07.2015 10:13 13.07.2015 10:13 Në rrugën “De Rada” në Prizren, një i dyshuar i moshës 19 vjeçare ia ka drejtuar armën në kokë nënës së tij dhe e ka detyruar që ajo t’i jep para, në të kundërtën ai ka thënë se do ta vriste vëllaun dhe vetën. Sipas hetuesve të cilët janë marrë me rastin, thuhet se tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Ekol Major” e kalibrit 9mm. Po ashtu hetuesit bëjnë me dije se i dyshuari në dy vitet e fundit vazhdimisht kishte kërkuar para, me gjasë për të blerë substanca narkotike. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe ndalët nën arrest, transmeton Klan Kosova.