Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pep: Dhjetë pikë janë shumë

NULL NULL
15.01.2017 21:30

Pep Guardiola beson se Chelsea është shumë përpara Manchester City-t të tij me pikë.

Spanjolli ka thënë pas disfatës turpëruese nga Everton prej 4:0 se është shumë e vështirë që The Citizens të llogariten pretendent për titull.

“E para, Chelsea, yeah. E para, dhjetë pikë janë shumë pa dyshim”.

“Në vendin e dytë, Tottenham, me tre pikë më shumë, kështu që duhet të shohim”, ka thënë Guardiola.

“Kam folur me futbollistët në tre javët, apo tërë muajin e fundit, duke iu thënë harrojeni tabelën – fokusohuni në ndeshjet që kemi përpara dhe bëjeni më të mirën, bëjeni atë që duhet për të fituar ndeshjet”.

“Në fund të sezonit në do të vlerësojmë nivelin që kemi qenë, si ishin paraqitjet tona, si ishte trajneri dhe futbollistët dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Pep./Klan Kosova/

lajme të ngjashme