Pas ndalimit të trenit serb, kjo ishte gjendja të nesërmen në pikëkalimin në Merdare (VIDEO) NULL NULL 15.01.2017 20:31 15.01.2017 20:31 Pas pak ditësh Sami Elezi do t’ia mësyjë Austrisë nëpërmjet Serbisë. Por ky këtë të diele doli në Merdare për të parë nëse do të mund të marr këtë rrugë përmes shtetit fqinjë pa frikë, njofton Klan Kosova. Dilemat nëse mund ta bëjë këtë rrugë ky i ka pas asaj që ngjau të shtunën me trenin i cili ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës Veriore, por i cili u kthye mbrapsht pa u futur në territorin e Kosovës. Por ka të atillë që nuk priten gjatë e drejt Serbisë udhëtuan edhe këtë të diele. Edhe ata që erdhën në Kosovë e rrugën e bënë përmes Serbisë telashe nuk patën, pavarësisht asaj që ngjau një dit më parë. Edhe në 24 orët e fundit lëvizjet u bënë sikur më parë dhe nuk u raportua për ndonjë problem. Më poshtë ndiqeni të plotë kronikën nga gazetarja Mejreme Gashi.