Pamje nga demolomi i xhamisë në Novobërdë (FOTO) NULL NULL 15.04.2017 18:51 15.04.2017 18:51 Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, një serb ka sulmuar dhe demoluar xhaminë e fshatit, shkollën, ambulancën dhe disa shtëpi private njofton Klan Kosova. Por dëmet më të mëdha kanë ndodhur në xhami. Imami i fshatit, Nazmi Gashi, në një prononcim për Klan Kosovën, ka deklaruar se sulmuesi ka thyer inventarin e xhamisë me një mjet të fortë – pa mundur ta përcaktojë atë. “Te gjitha gjërat në xhami janë dëmtuar; ka ndodhur demolim i brendshëm. Gjithçka është dëmtuar, aparatet e rrymës, pjesa e brendshme, zhveshtorja etj. Sulmi është bërë nga një mjet i fortë”, ka thënë imami. Gashi tregoi se, fatmirësisht, më momentin kur është kryer sulmi nuk ka pasur persona në xhami, ndaj nuk është lënduar askush. Lajmin për Klanin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar për Klan Kosovën se agresori është arrestuar. Në konfirmimin e policisë për Klanin, nuk janë bërë të ditura motivet e këtij sulmi. klankosova.tv