Molliqaj: Kosova nuk do të bëhet shtet, në negociata me Serbinë NULL NULL 24.01.2017 22:41 24.01.2017 22:41 Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se “Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë në negociata me Serbinë”. “Nga këto negociata na e premtuan: Njohjen e Kosovës prej Serbisë, ndërsa sollën agresion më të madh të saj, Integrimin e minoritetit serb, ndërsa na e sollën Listën Serbe që e lufton shtetin e Kosovës, Afrimin e Kosovës me BE-në, ndërsa sollën bllokimin e shtetit tonë në organizmat ndërkombëtarë”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. Molliqaj ka thënë se “vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim”. “Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi”.