Mitrovicë, të shtëna me armë pasi s’merren vesh për parking NULL NULL 27.07.2018 18:42 27.07.2018 18:42 Gjatë ditës së sotme në një parking në Mitrovicë ka pasur të shtëna me armë, njofton Klan Kosova. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për Klanin duke thënë se nuk ka persona të plagosur. “Dy persona janë gjuajtur për shkak të mosmarrëveshjeve për parking. Arma e përdorur është konfiskuar nga policia”, ka thënë ai. Zahiti shtoi se policia është në kërkim të personit që ka gjuajtur me armë, dhe se ky rast do të trajtohet si tentimvrasje.