Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Minatorët në protestë

NULL NULL
05.07.2018 12:00

Qindra punëtorë të “Trepçës” janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës, ku kanë  protestuar për njohjen e të drejtave të tyre.

Me thirrjet “Trepça është e jona”, “Jetën e japim Trepçën se japim”,  ata kërkuan që të takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kërkesat e tyre janë: njohja e pensionit 70 përqind e pagës, mosha 50-55 vjet, Ligji për invalidët e punës, stazhi i benificuar, sigurimi shëndetësor në punë, njohja e stazhit 89-99 si dhe pensioni familjar.

lajme të ngjashme