Lulzim Tafa, fitues i çmimit për letërsi “Radovan Zogoviq” NULL NULL 06.06.2017 13:30 06.06.2017 13:30 Shoqata dhe Unioni i Malazezëve të Kosovës në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e Malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ka nderuar poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”, për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë. Çmimin poetit Tafa ia dorëzoi, ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.