Lourd në pushime pas dy tragjedive që përjetoi (FOTO) NULL NULL 15.01.2017 21:13 15.01.2017 21:13 Kanë qenë disa javë shumë të rënda nëpër të cilat ka kaluar aktorja, Billie Lourd, së cilës i vdiq e ëma, Carrie Fisher më 27 dhjetor dhe vetëm një ditë pas edhe gjyshja Deddie Reynolds. 24 vjeçarja tash është në pushime që kanë qenë më se të nevojshme për të pas asaj që përjetoi. Ajo gjendet në Meksikë me aktorin Taylor Launter. Kjo dyshe janë parë së bashku për herën e parë në muajin e fundit të vitit që shkoi, por që thuhet se të dy janë afruar prej kur Fisher u shtri në spital më 23 dhjetor. Lautner ka postuar një fotografi bashkë me Lourd ku shihen tek sa marrin vitaminë D në Cabo San Lusac, transmeton Klan Kosova.