Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lekaj: Veprat dhe porositë e Nënë Terezës, testament i çmueshëm për njerëzimin

NULL NULL
03.09.2016 20:24
????????????????????????????????????

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, po merr pjesë në koncertin për hirë të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, njofton Klan Kosova.

Lekaj, përmes Facebook-ut, ka dhënë vlerësimin e tij për këtë ngjarje dhe për Nënë Terezën.

“Veprat dhe porositë e Nënë Terezës – testament i çmueshëm për mbarë njerëzimin”, ka shkruar Lekaj.

“Shpallja e shenjtë e humanistes shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për paqe, është një ngjarje e madhe për popullin shqiptar dhe për mbarë botën, e cila pa dallim race, gjinie e feje, e ka përjetuar dorën e ndihmës së saj në vendet e varfra”.

“Pas shumë arritjeve të gjeneratave të reja, që e bënë të njohur Kosovën e popullin shqiptar në mbarë botën edhe kjo ngjarje me Nënë Terezën, e nxjerrë në pah edhe humanitetin e madh të popullit tonë”.

“Veprat humane të Nënë Terezës i kanë treguar botës së ne si popull jo shumë i madh në numër, bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç edhe e ka thënë edhe vetë e ajo”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme