Koreja Veriore planifikon “sulm terrorist” në Jug NULL NULL 18.02.2016 15:04 18.02.2016 15:04 Koreja e Veriut është duke planifikuar një “sulm terrorist” në Korenë e Jugut, thonë zyrtarë të agjencisë së spiunazhit të Jugut. Sipas Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së kësaj të fundit, Kim Jong-un ka dhënë urdhër që të përgatitet ky sulm. CNN raporton se sulmi i koreano veriorëve mund të bëhej në atë formë me të cilën do t`i shkaktonte dëme aktivistësve që janë kundër Koresë së Veriut”ka thënë për CNN, anëtari i Partisë Saenuri, Lee Chul-Woo, përcjellë Klan Kosova. Lidhur me këtë çështje raportohet poashu se anëtarët e Partisë Saenuri mbajtën edhe një takim me dyer të mbyllura me shërbimin inteligjent koreano jugor, ministrinë e mbrojtjes dhe dikastere të tjera qeveritare. Sipas informatave që ka arritur të sigurojë Seuli zyrtar thuhet se caqet e sulmeve mund të jenë qendrat tregtare, metrot dhe termocentralet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Takimi Bislimi-Petkoviq, ministri serb thotë se nuk është optimist për vazhdimin e dialogut 52 sekonda më parë