10:55, 30 Maj 2015

Ka filluar në ora 9:00 konferenca shkencore për komunikimet dhe mediat me temë: “Informacioni global dhe kulturat kombëtare”, në objektin e Universitetit AAB.

Për këtë temë në Klan Kosova të enjtën në programin e Ora 7, ishte mysafir Dekani i Fakultetit të Gazetarisë në AAB, Hasan Saliu.

Qëllimet e kësaj konference është që t’i analizojë mediat shqiptare dhe terrenin ku ato veprojnë, dhe të shtojë bashkëpunimin ndërmjet studiuesve në trojet shqiptare, transmeton Klan Kosova.

Bashkëorganizatorët e kësaj konference janë: Universiteti AAB, Universiteti Publik i Tiranës, Business School Of Communication e Parisit dhe L’ecole Supérieure De Journalisme gjithashtu nga Paris.

Interesante