Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koci: Kur është dashur kemi ditur ta mbrojmë Kosovën

NULL NULL
15.01.2017 22:22

Avokati, Arianit Koci ka reaguar përmes rrjetit social Facebook ku ka thënë që retorika nacionaliste është anakronike dhe nuk na nevojitet, edhe nëse Serbia vazhdon me daullet e luftës dhe diverzione në baza ditore.

Sipas Kocit, duhet t’i japim rastin paqes pasi nuk jemi si ata dhe për këtë arsye në luftën e fundit “bota demokratike ka qenë në anën tonë”.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kocit:

Retorika nacionaliste është anakronike dhe nuk na nevojitet, edhe nëse Serbia vazhdon me daullët e luftës dhe diverzione në baza ditore.

Duhet t’ia japin rastin paqës.

Nuk jemi si ata.

Mu kjo është arsyeja që në luftën e fundit, bota demokratike ka qenë në anën tonë.

Ngritja e nivelit të ekonomisë, arsimit, sistemit të drejtësisë, mjekësisë, ushtrisë, policisë, pastaj kultivimi i marrëdhënieve me shtetet mike dhe raportet e mira fqinjësore, janë prioritetet tana.

Fuqishëm besoj që edhe në taborin e tyre, ka shumë individ që mendojnë si une.

Sidoqoftë, kur është dashur, gjithmonë kemi ditur ta mbrojmë Kosovën.

 

lajme të ngjashme