Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet arsenal armësh në Drenas

NULL NULL
18.01.2016 14:31

Policia e Kosovës ka gjetur një arsenal  në tri lokacione në Drenas, dy prej tyre në Llapushnik dhe një në Koreticë të Lartë.

Në këtë operacion të policisë janë gjeture gjithsej 11 armë automatike, 1 pushke gjueti, 39 fishek, 25 mina antitank, 4500 gram tritol (material shpërthyes).

Gjetjet janë bërë të ditura në një konferencë të policisë.

Policia poashtu kanë njoftuar se për këtë çështje janë ndaluar tre të dyshuar, por me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë vitit 2015 për armëmbajtje pa leje janë arrestuar 333 persona ndërsa janë konfiskuar 314 armë pa leje.

lajme të ngjashme