Kadare: Çmimi nga Kosova ka peshë më të madhe se kudo tjetër NULL NULL 06.04.2017 12:07 06.04.2017 12:07 Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i është dhënë shkrimtarit të madh shqitar, Ismail Kadare, në një ceremoni e cila është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, njofton Klan Kosova. Kadare është shprehur tejet i lumtur me çmimin, duke thënë që një çmim që vjen nga Kosova ka peshë më të madhe se kudo tjetër. “Jam shumë i nderuar. Një çmim i marrë në Kosovë ka peshë më shumë se kudo tjetër. Jam shumë i nderuar që po e marr këtë çmim në këtë bibliotekë”. “Jam i nderuar që e marrë këtë çmim mes lexuesve të mij. Letërsia ka tremijë vjet. Po të ishim takuar atëherë do të thosha mes dëgjuesve jo lexuesve, sepse atëherë ajo dëgjohej”. “Lexuesi shqiptar ka pasur një fat të veçantë, të pandarë nga gjuha shqipe, që është e vetmja e ndaluar me dekret mbretëror. Letërsia shqipe ka poashtu një fat të veçantë. Është e vetmja e shkruar në dy gjuhë; shqip dhe latinisht. Vërtet fat i veçantë” ka thënë Ismail Kadare. E Drejtori i Biblotekës, Fazli Gajraku ka thënë që ndihet i nderuar që takoi Ismail Kadarenë, dhe se fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë. “Kam nderin që në këtë rast të rrallë ti shpreh mirëseardhje shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Në këto dy dekada ka ardhur koha në historinë e Kosovës që të kenë vend të privilegjuar në këtë vend librat e tij. Të gjithë në e kemi përvojën e leximit dhe rileximit të librave të tij. Ne s’mund t’ia themi atij se çka mendojmë ne për të, por mund të vërehet në bankat e kësaj biblioteke. Libri i parë i Kadaresë i sjellë në këtë bibliotekë është “Princesha Argjiro”. Më vonë kemi sjellë kompletin dhjetë pjesësh të tij” ka thënë Fazli Gajraku. Ndërsa Ndue Ukaj nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë që veprat e Kadaresë kanë kapërcyer kufijtë shqiptarë. “Kadare është autori më përfaqësues i kulturës shqipe. Ai me fuqinë e artit letrar ka bërë që letërsia shqipe të hyjë fuqishëm dhe të bëhet pjesë e asaj botërore” ka thënë Gajraku.