Presidentja Atifete Jahjaga është takuar me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, Ayad Allawi. Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje kohe.

13:55, 23 Maj 2015

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, wshtw takur me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, zotëri Ayad Allawi, me të cilin bisedoi për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga tha se që prej shpalljes së pavarësisë së saj, Kosova po e konsolidon demokracinë e brendshme dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes e stabilitetit, transmeton Klan Kosova.

Presidentja ritheksoi se pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare ka një rendësi të veçantë.

Jahjaga dhe Allawi vlerësuan domosdoshmërinë e vazhdimit të komunikimit të ndërsjellë, zëvendëspresidentin tha se vendi i tij po përcjellë me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Jordani, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të mbretit Abdullah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.