Ja pse shfaqet harresa NULL NULL 10.06.2015 22:00 10.06.2015 22:00 Nuk është se ju e keni humbur memorien, por ju vuani nga fenomeni i ashtuquajtur “amnezia atributive”. Studimet më të reja përshkruajnë këtë fenomen si vështirësi për të mbajtur mend diçka që me siguri nuk do t’ju hyjë në punë. Pasi kanë analizuar mbi 100 studentë, hulumtuesit kanë vërejtur se kur atyre u është kërkuar të mbajnë mend diçka, ata e kanë mbajtur mend më mirë se sa kur u nuk u është kërkuar ta mbajnë mend. Me fjalë tjera, kjo është dëshmi se kujtesa është shumë më selektive se sa kemi menduar. “Duket sikur kujtesa është si një lloj video-kamere”, shpjegon Brad Wyble, profesor i psikologjisë në Universitetin Penn State”. “Pra, nëse nuk e shtypni sustën, nuk do të mbani mend atë që e keni fokusuar me sy”. “Por nëse aktivizoni xhirimin, që ndodh në rastin kur ju dëshironi të mbani mend diçka që mund t’u duhet më vonë – atëherë informacioni do të mbetet i regjistruar”, ka shtuar ai. Edhe pse mund të shihet si një mangësi, në fakt studiuesit thonë se kjo është gjë e mirë, pasi truri nuk iu kushton vëmendje informacioneve të parëndësishme, transmeton Klan Kosova.