Hysaj u fut në fushë me të birin, në ndeshjen ndaj Marokut (FOTO) NULL NULL 02.09.2016 21:00 02.09.2016 21:00 Një detaj tepër interesant na shpëtoi të gjithëve në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Marokut. Elseid Hysaj, djaloshi shkodran i sapo bërë baba, u fut në fushën e lojës së bashku me të birin në krah para fillimit të ndeshjes. Ishte një rikthim i Elsit në stadium e qytetit të tij të lindjes, stadiumin që kishte ëndërruar gjithnjë të luante si profesionist. Ai shfrytëzoi këtë rast për të prezantuar edhe të birin e tij para popullit shkodran pasi Hysaj është idhulli i ri i shkodranëve. Vërtet një gjest i vecantë të cilën e kemi parë tepër rrallë.