Rita Ora e hap koncertin për Nënë Terezën në gjuhën shqipe NULL NULL 03.09.2016 20:10 03.09.2016 20:10 Në mesin e shumë personaliteteve të njohura shqiptare që në këto momente ndodhen në Romë, përkatësisht në Bazilikën e Shën Palit, ku po mbahet koncerti për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, mbajtën fjalim edhe Rita Ora së bashku me Lorik Canën. “Zonja e zotërinj, motra e vëllezër, mirëmbrëma”, ishin fjalët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Pas kësaj ajo e vazhdoi fjalimin në gjuhën angleze, duke ia lënë Lorikut që t’i përsëriste në gjuhën shqipe dhe italiane. Futbollisti shqiptar po ashtu i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke thënë se ky koncert është një falënderim dashurie me muzikë për Nënën Terezë, dhe duke e cituar fjalinë e saj të famshme se “vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”, transmeton Klan Kosova.