Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hammond kërcënon BE-në: Do ta kthejmë Britaninë në “parajsë taksash”

NULL NULL
15.01.2017 22:43

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond ka paralajmëruar BE-në që do të bëjë çdo gjë që të mundet për të rifituar konkurueshmërinë nëse i mohohet një marrëveshje e denjë tregtare.

Nëse do të përpiqeni të na “lëndoni” në negociatat e Brexit-it, ne edhe mund ta kthejmë Britaninë në një parajsë taksash.

“Britania e Madhe mund të detyrohet të ndryshojë modelin e saj ekonomik nëse lihet jashtë tregut të përbashkët pas largimit nga blloku.

Qeveria nuk do të flejë mbi dafina, por do të bëjë ç’është e mundur që vendi ynë të mbetet konkurrues”, ka thënë Hammond.

lajme të ngjashme