Gjuriq: Normalizim raportesh, para kërkimfaljes NULL NULL 21.09.2016 22:04 21.09.2016 22:04 Kërkimfalja e Serbisë për krime të luftës duhet të ndodhë përmes një dialogu dhe stabilizimi të raporteve ndërmjet të dyja vendeve. Të kërkosh falje sa për marketing politik është lojë me viktimat. Kështu ka vlerësuar shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Në një intervistë për RTK-në, Gjuriq ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të tentojnë të normalizojnë raportet para një akti të mundshëm të kërkimfaljes. Duke folur për raportet e Beogradit me Listën Serbe dhe mungesën e kësaj të fundit në seancën kur duhej të votohej demarkacioni ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, Gjuriq ka thënë se dështimi nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe. Gjuriq ka folur edhe për debatin e fundit në Kosovë për sa i përket kishës së ndërtuar në kohën e regjimit serb, mirëpo, sipas tij, për këtë çështje më mirë do të ishte që fjalën ta jepnin përfaqësuesit fetarë, sesa ata politikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024