Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj: Konfiskohen armë nga policia

NULL NULL
14.01.2016 12:42

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar përmes një komunikate për media se pas një hetimi tek një person i dyshuar kanë konfiskuar armë.

“Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari V.R.(m/sh/k 27 vjeç),mund të ketë armë,  hetuesit policor nga stacioni policor Ferizaj , kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe kanë ndaluar të njëjtin në rrugën e Reqakut,ku gjatë kontrollit i është gjetur një armë në brez,ndërsa pas kontrollit edhe të automjetit të tij është gjetur edhe një armë tjetër, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjellë Klan Kosova.

Armët e gjetura  dhe të konfiskuara:

– 1 pistoletë  VZOR  e kalibrit 7,65 mm

– 1 karikator

– 6 fishekë të kalibrit 7,65 mm

– 1 pistoletë MADE FOR SOTUS

– 1 karikator

– 4 fishekë të kalibrit 7,65mm

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda  procedohet në procedurë të rregullt, njofton Policia.

 

lajme të ngjashme