21:03, 9 Korrik 2015

Futbollisti i përfaqësueses U 21 të Shqipërisë, Eros Gredza është transferuar nga ekipi slloven Zavrec në klubin kroat, Lokomotiva e Zagrebit.

Për shërbimet e futbollistit më prejardhje nga Gjakova, Lokomotiva ka paguar 100 mijë euro.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vetë Grezda, i cili sonte do të paraqitet për Lokomitiven në kualifikimet për Evropa Ligë, ndaj ekipit uellsian  Broughton.

Kronikë nga Andi Haxhiu.