Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E bardha e vezës, esenciale për organizmin

NULL NULL
15.06.2015 19:40

Shumë njerëz tregojnë kujdes të shtuar sa i përket konsumit të vezëve.

Deri vonë është krijuar një mit që vezët përmbajnë kolesterol, duke ndikuar kështu në dobësimin e shëndetit të arterieve të gjakut, ku njëherazi dëmtohet edhe shëndeti i përgjithshëm.

veza

Por sipas studimeve të shumta vezët përmbajnë yndyrnat HDL të cilat janë yndyrna të mira për organizmin tonë, derisa yndyrnat LDL janë ato të cilat i bëjnë dëm organizmit, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtyre studimeve e bardha e vezës përmban nivele të larta të proteinës, ku në një vezë ka mesatarisht gjashtë gramë proteinë.

Proteina i ndihmon organizmit krijimin e qelizave dhe ushqen muskujt.

Poashtu e bardha e vezës ka vlera të shumta ushqyese si acid folik, vitaminën A,C, B, hekur, zink, fosfor, selenium, vitaminën K dhe kalcium.

Përveç vlerave ushqyese e bardha e vezës përmban edhe aminoacide të cilat i ndihmojnë organizmit në proceset e brendshme dhe plotëson kërkesat që ka nevojë trupi. / klankosova.tv

lajme të ngjashme