Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy në pranga, njëri rrahu dhe kërcënoi gruan me vrasje

NULL NULL
10.07.2016 13:52

Në Prishtinë  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që njëri nga të dyshuarit ka rrahur viktimën femër, bashkëshorten e tij si dhe të njëjtën e ka kanosur se do ta vrasë.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari i ka kanosur edhe familjarët e vet, transmeton Klan Kosova.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë, ndërsa njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar tri revole njëra e tipit HS-9×19 me 5-fishek, dhe dy  TT-7.62 mm, me 11-fishek dhe një thikë.

Me vendim të  prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme