13:21, 30 Tetor 2015

Në kolegjin AAB në Prishtinë sot  u bë hapja  zyrtare e konferencës shkencore ndërkombëtare me temë  “Funksionimi i shtetit juridik në Evropën Juglindore”.

Kjo konferencë u organizua bashkë me Universitetin e Sarajevës e në partneritet me Universitetin e Tiranës, Shoqatën e Juristëve të Austrisë dhe akademinë policore të Zagrebit.

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga fusha e drejtësisë si nga vendi ashtu edhe nga rajoni.

Rekomandimet  e dala nga ky takim  do t`u dërgohen organeve dhe institucioneve kompetente në mënyrë që të bëhet avancim në sistemin e drejtësisë. Në ceremoninë e hapjes së konferencës morën pjesë ministri i arsimit Arsim Bajrami, dhe ai i drejtësisë Hajredin Kuçi si dhe ministri i drejtësisë së Maqedonisë Adnan Jashari, njofton Klan Kosova.

 

Interesante