Ambasadorja Franceze
13:04, 14 Janar 2016

Ambasadorja franceze në  Kosovë,  Maryse Daviet, të enjten mbajti një ligjëratë, para studentëve të kolegjit AAB me temën politika e jashtme e Francës.

Ambasadorja Daviet përmendi edhe Kosovën dhe tregoi për qëllimet dhe ndihmën e mirë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

Daviet e cilësoi popullin kosovar shumë të njëjtë me popullin e saj francez meqenëse të dyja këto vende kundërshtojnë qeveritë e tyre.

Ambasadorja i preferoi që Kosova t’i zgjidh vetë problemet aktuale politike, pasi që mbikëqyrja ndërkombëtare që nga shtatori ka përfunduar, andaj këshilloj që qysh tash të zgjidhin vetë problemet dhe dialogun ta përdorin si mjetin më të mirë,njofton Klan Kosova.

Ajo tha se korrupsioni është një problem i madh i Kosovës dhe  pengon  anëtarësimin në BE.

Më tej ajo shtoi se ndjen keqardhje që Kosova nuk arriti të jetë pjesë e UNESCO-s.

Interesante