9:20, 4 Prill 2017

Pozita dhe opozita kanë pasur një takim të gjatë të hënën pasdite.

Në një takim ku qasje nuk kanë pasur as mediat, kanë diskutuar për temat aktuale politike nënkryetarët e partive politike në vend.

Por për çfarë u diskutua aty ka treguar Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, i cili edhe e ka organizuar këtë takim.

“Ishte takim shumë i gjate dhe jo i lehtë; u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, Asociacioni i komunave me shumice serbe, marrëveshja e Demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, Rregullorja e Kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogut”, ka shkruar Rashiti në profilin e tij në Facebook.

Takimi ndërmjet pozitës dhe opozitës ka nisur dje në mesditë dhe ka zgjatur deri në orët e vona të natës.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

klankosova.tv