Çka thotë Haradinaj për Asociacionin? NULL NULL 07.06.2017 10:42 07.06.2017 10:42 Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do të zbatohet sepse sipas Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në frymën kushtetuese të Kosovës. “Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet të jemi të disiplinuar dhe t’a zbatojmë Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta jonë ka paraparë mundësinë e organizimit të asociacioneve që mund të jenë organe vetëm koordinuese, por jo vendimmarrëse dhe s‘ka veprimtari ekzekutive”, ka thënë ai në një intervistë për Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.