Burgoset se rrahu gruan, i gjejnë armë në shtëpi NULL NULL 02.02.2016 11:33 02.02.2016 11:33 Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se dje në Deqan është arrestuar një mashkull pasi që ai e ka sulmuar fizikisht dhe kanosur bashkëshorten e tij, njofton Klan Kosova. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse, prone e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit “TT” me një karikator, nëntë fishekë të cal 7.62 mm dhe një lansues i predhëhedhësit të krahut. Me urdhër të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.