Austri: Arkeologët thonë se gjetën një celular 800 vjet të vjetër NULL NULL 30.12.2015 22:34 30.12.2015 22:34 Disa arkeologë në Austri, po deklarojnë se kanë zbuluar një telefon celular 800 vjet të vjetër. Objekti i cili është gjetur në Austri, është përshkruar si model i një celulari me tastierë shkronjash, tipike si celularët e parë në botë. Mirëpo, mungesa e informacionit mbi këtë lloj objekti dhe ngjashmëria e tij me telefonin celular Nokia, ka shkaktuar që shumë njerëz ta cilësojnë këtë lajm si një shaka të hidhur. Por janë disa nga gjuetarët e UFO-ve ata të cilët kanë dhënë pretendime të çuditshme dhe konspirative, se ky celular është i alienëve dhe kjo është prova më e fortë se ata me të vërtetë ekzistojnë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.