Arrestohet pasi dogji stallën e bagëtive NULL NULL 14.06.2015 13:23 14.06.2015 13:23 Në Mitrovicë, Policia e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull, i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive. I arrestuar ka djegur ushqimin me vlerë rreth 2000 euro, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit ende nuk dihet. Me vendim të gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike dhe një karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.