Arrestohet nga policia serbe ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq – reagon Haradinaj NULL NULL 28.04.2018 15:10 28.04.2018 15:10 Dje nga policia serbe është arrestuar ushtari i FSK-së, me përkatësi serbe Milosh Shoshiq. Shoshiq po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul, njofton Klan Kosova. Për këtë veprim ka reaguar kryeminsitri Ramush Haradinaj. “Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”. “Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë nderkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës”. “Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”. klankosova.tv