Arrestohet djali i kryetarit të Leposaviqit, u kap me drogë në veturën e Qeverisë serbe NULL NULL 24.01.2017 22:48 24.01.2017 22:48 Është arrestuar Marko Jabllanoviq, djali i kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanovqi. Ai u arrestua pasi u kap me drogë në njërën nga veturat e Qeverisë së Serbisë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova Marko Jabllanoviq, është edhe vëllau i Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministrit të shkarkuar për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës. Aleksandar tash është sekretar në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, ku ministër është Aleksandar Vulin. Akoma nuk dihen informata të tjera, pasi Policia ka qenë shumë konfidenciale sa i përket kësaj çështjeje. klankosova.tv