Arrestohen për të shtëna armësh në aheng NULL NULL 17.06.2015 10:51 17.06.2015 10:51 Policia e Kosovës i ka prangosur dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës nën dyshimet se kanë shtënë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në një aheng familjar. Raportohet se njëri nga ta e ka pranuar se ka shtënë me armë. Ndërkaq, policia në vendngjarje ka konfiskuar një pistoletë TT Zastava kalibri 9 mm. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistës janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.