Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

NULL NULL
23.06.2015 12:17
Njësiti Antidrogë i Policisë, pas një pune operativo-hetimore ka identifikuar dhe ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë këtij operacioni Njësiti ka konfiskuar 1067 gr marihuanë, 0.3 gr kokainë, një armë e llojit Zastava , një veturë, një kamionetë, në të cilin ishin të ngarkuar pesë vetura të llojit Nisan Terano pa targa, 4200 lekë, 735 euro, tre telefona celularë.

Gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

lajme të ngjashme