Arrestohen fajdexhinjtë NULL NULL 29.05.2015 11:43 29.05.2015 11:43 Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë shtatë të dyshuar për krim të organizuar dhe kanosje. Sipas raportit të policisë, në rajonin e Prizrenit dhe të Pejës janë arrestuar shtatë të dyshuar për kryerjen e veprave penale si fajde, kanosje dhe krim i organizuar. Gjatë aksionit policia ka arritur të konfiskojë 303.235 euro, 1,100 franga, 700 gramë ari, 6 armë të kalibrave të ndryshme, 224 fishekë armësh, 7 vetura, 2 jelekë antiplumb, kompjuterë dhe dokumente të cilat vlejnë si prova. Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.