Apeli liron nga paraburgimi Naser Kelmendin NULL NULL 02.08.2018 19:32 02.08.2018 19:32 I dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata Themelore për krim të organizuar dhe shpërndarje të narkotikëve, Naser Kelmendi është liruar nga paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e vendimit Gjykata e Apelit ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Naser Kelmendit, që në shkurt të këtij viti ishte dënuar në shkallën e parë me gjashtë vjet burgim për “posedim të paautorizuar me dashjen për të shitur, eksportuar ose shpërndarë dhe importuar narkotik të rrezikshëm”. Paraprakisht Kelmendi ka qenë duke u mbrojtur në liri dhe paraburgimi i është caktuar në dhënie të dënimit, për shkak të kohëzgjatjes së tij. Naser Kelmendi akuzohej për vrasje të rëndë, krim të organizuar dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa ishte shpallur fajtor vetëm për pikën e fundit. Ai ka aktakuzë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë për krim të organizuar dhe shpërndarje të narkotikëve në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtete tjera të Evropës Perëndimore. Më 2013 shteti boshnjak, nënshtetësinë e të cilit e ka Kelmendi, pati lëshuar fletërarrest ndërkombëtar ndaj tij.