Angelina Jolie nuk donte fëmijë NULL NULL 18.02.2016 13:40 18.02.2016 13:40 Aktorja e njohur Angelina Jolie jo gjithmonë donte të niste një familke. Jolie e cila ka 7 fëmijë, disa nga ta të adoptuar e disa më bashkëshortin e saj Brad Pitt ka treguar se nuk ishte e interesuar të kishte fëmijë derisa ajo ishte në vizitë në Kamboxhia, transmeton Klan Kosova. “Kur erdha në Kamboxhia, më ndryshoi. Është e çuditshme, nuk doja të kasha një bebe, madje as nuk ëndërroja të isha shtatzënë” ka thënë ajo. “Unë nuk kujdesesha për asnjë bebe asnjëherë, madje nuk e mendoja veten si nënë por kur isha atje papritur se kuptova se aty diku ishte djali im”. 40 vjeçarja ka adoptuar djalin e saj Maddox në vitin 2002, më pas Zahara disa vite më vonë dhe djalin e saj Pax në vitin 2007. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.