A do të “kalkulojnë” Sllovakia e Rumania, si dikur Danimarka e Suedia në Euro 2004? NULL NULL 26.06.2024 16:44 26.06.2024 16:44 Dita e fundit e fazës së grupeve në kampionatin evropian, vë përballë dy kombëtare, barazimi i të cilave nënkupton kualifikimin tutje për fazën finale për të dy shtetet, Sllovakinë dhe Rumaninë. Këto reprezentacione kanë nga një fitore e një humbje, aq sa ka edhe Belgjika e Ukraina që ndeshen mes vete. Çdo rezultat në këtë duel, nuk do të kishte ndikim për kualifikim e sllovakëve dhe rumunëve, nëse ata ndajnë pikët në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit. Diçka e përafërt kishte ndodhur para dy dekadave, në Evropianin e zhvilluar në Portugali. Atë botë në Grupin C, Suedia dhe Danimarka e siguronin kalimin në çerekfinale, nëse do të barazonin me gola, së paku 2-2. Në këtë mënyrë, pavarësisht se çka do të bënte Italia ndaj Bullgarisë, skandinavët kualifikoheshin para “azzurëve”. Madje edhe vetë tifozët para dhe gjatë ndeshjes, me parulla të përgaditura, e kërkonin barazimin në atë ballafaqim, çka edhe ndodhi në realitet. Suedezët e danezët luajtën 2-2. Kurse nëse tani Sllovakia e Rumania do ndajnë pikët, humbësi në duelin tjetër eliminohet, ndërsa në rast të barazimit, Ukraina e përfundon aventurën në Gjermani, për shkak të golevarazhit që e ka në disfavor. Ndeshjet e Grupit E, Ukrainë – Belgjikë dhe Sllovaki – Rumani, fillojnë në orën 18:00 dhe transmetohen direkt në kanalet e sportit të platformës Art Motion. Ndërkaq përballjen mes belgëve dhe ukrainasëve, mund ta ndiqni direkt edhe në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.