Ambasada Amerikane nuk komenton takimin e Palmer me përfaqësuesit politikë kosovarë

Ambasada Amerikane nuk komenton takimin e Palmer me përfaqësuesit politikë kosovarë

NULL NULL
2 vjet më parë

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer i ka bërë dje bashkë përfaqësuesit e spektrit politik në një takim që është zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Në këtë takim me Palmer kanë marrë pjesë liderët e subjekteve politike të pozitës dhe opozitë.

Aty të kenë qenë kryeministri Ramush Haradinaj si përfaqësues i AAK-së, kryetari i PDK dhe i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ai i PSD-së Shpend Ahmeti dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila.

Klan Kosova mëson se Palmer ka kërkuar nga palët që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcaktohen se nga çfarë janë të gatshëm të heqin dorë për të arritur deri te njohja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Televizioni i ka shkruar Ambasadës Amerikane për të sqaruar detajet e këtij takimi, por ata nuk kanë dhënë asnjë informacion rreth kësaj çështjeje.

“Ambasada nuk komenton për takimet private”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Detajet në kronikën më poshtë:

klankosova.tv