Albin Kurti ruhet në burgun e sigurisë së lartë (VIDEO) NULL NULL 29.11.2015 20:13 29.11.2015 20:13 Njësitet e Reagimit të Shpejtë, nuk kryen punë. Andaj për të arrestuar Albin Kurtin, u dashtë të intervenojë njësia me elite e Policisë së shteti, e njohur me emrin FIT. Në këtë formë ata u futën në selinë e Vetëvendosjes, ku ndodhej Albin Kurti. Intervenimin e kësaj njësie, e arsyetuan vetë polica e Kosovës. Thanë se njësitet tjera hasen në rezistencë të fortë. Kur iu vunë prangat themeluesi i Vetëvendosjes u dërgua në departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Këtu atij i’u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh,njofton Klan Kosova. Ndërsa nga Pallati i Drejtësisë, u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc. Këtë veprim Visar Ymeri, e quajti politik dhe mënyrë të pushtetit për ta luftuar opozitën. Por, vendosjen e Kurtit në burgun e sigurisë së lartë nuk e sheh problematikë një avokat që ka disa klient në këtë institucion korrektues. Kronikë nga Dibran Istrefi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025