14:24, 15 Shtator 2015

Rreth 200 zyrtarë të kolegjit AAB dhe 15 mijë studentë, u bën sot pjesë e operatorit mobil , Vala.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të kompanisë Vala, zyrtarët e AAB do të jenë pjesë të pakove me kontratë apo PostPaid, ndërsa studentët do të jenë pjesë e pakos N’trip e cila kushton 3 euro në muaj.

Me këtë rast drejtori menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa e ka vlerësuar këtë si një marrëveshje të madhe për kompaninë që udhëheq duke shtuar se numri i studentëve që do hyjnë në N’tripa të Vala-s do të shkojë deri në 23 mijë.

Nga ana tjetër edhe rektori i kolegjit AAB Lulzim Tafa tha se ujdia e arritur sot mes dy inisttucioneve është më konkretja dhe më e detajuara.

“Vala përveç se do të mbështet studentët për realizimin e praktikave të tyre mësimore, merr obligim të mbështesë edhe aktivitetet e kolegjit AAB”, ka shtuar Tafa, transmeton Klan Kosova.

 

.

 

 

Interesante