12:23, 23 Shtator 2017
Në kolegjin AAB është mbajtur konferenca “Historia e medias dhe transformimet mediatike”, konferencë kjo ku po marrin pjesë profesorë e studiues nga Italia, Shqipëria e Maqedonia.

Ky takim synon të eksplorojë më tej implikimet teorike dhe metodologjike për historinë e integruar të medias dhe transformimet që kanë ndodhur në epokën e internetit, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, profesoresha Zaneta Trajovska nga Shkupi tha se mediat në Kosovë janë më të lira për ta bërë punën e tyre sesa ato maqedonase.

E për ta bërë punën më mirë dhe më profesionale, Ramadan Qipuri nga Universiteti Bedër bëri me dije se janë duke punuar që të themelohet një shkollë shqiptare për komunikim e gazetari.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe Drita Kadriu nga Ministria e Arsimit në Kosovë, e cila tha se arsimi në vend nuk po arrin akoma t’i ndjek të gjitha reformat teknologjike. Pavarësisht kësaj, kjo konferencë synon të bëhet një pikë kryesore e kontaktit midis studiuesve të mediave e komunikimit si dhe operatorëve mediatikë.