AAB dhe Posta firmosin ujdi NULL NULL 03.06.2015 15:39 03.06.2015 15:39 AAB dhe Postë dhe Telekomi i Kosovës sot kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi, e cila do të mundësojë promovimin, përkrahjen dhe ngritjen e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik. Kjo mujdi ka për qëllim ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të AAB dhe Postës dhe Telekomit të Kosovës me pikësynim përkrahjen e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovarë, si dhe në krijimin e një ambienti më të volitshëm ekonomik.