Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Rukiqi pas takimit me Muratin: Do të subvencionohen 50 % e pagave të punëtorëve dhe qerave

NULL NULL
08.04.2021 15:00

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është takuar sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.

Rukiqi tregon se në këta takim, Murati ka konfirmuar se do të subvencionohen qeratë dhe pagat e punëtorëve për bizneset që preken direkt nga masat e fundit antiCOVID-19.

Rukiqi tregon se mjetet do të ndahen në fund të muajit prill apo më së largu në fillim të muajit maj,

“Sapo përfunduam një takim shumë përmbajtjesor me Ministrin Hekuran Murati. U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të: Subvencionohet 50% e pagave të punëtorëve (për muajin Prill); Subvencionohet 50% e shpenzimeve të qirasë (për muajin Prill). Mjetet do të ndahen, në fund te muajit Prill, ose më së largu në fillim të muajit maj”, tregon Rukiqi.

“Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë Ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka treguar ai nëpërmjet një postimi në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.