Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtarja shtatzënë e Gjykatës së Apelit bllokohet për rreth 1 orë në ashensor (FOTO)

NULL NULL
14.01.2022 19:28

Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e bllokuar për 50 minuta në ashensorin e Gjykatës së Apelit.

Këtë, për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Nusret Arifi, teksa ka treguar se ajo është bashkëpunëtore profesionale në Gjykatë.

“Gjendja shëndetësore është e stresuar, rreth 50 minuta ka ngelur në ashensor. Për ta nxjerrë është dashur të thyhet një pjesë e murit,” u shpreh Arifi.

Ai tregoi se zyrtarja ishte vetëm kur u bllokua dhe se është dashur të intervenojnë edhe zjarrfikësit për ta liruar.

Ndërsa ka shkuar edhe ndihma e shpejtë në Gjykatë, pasi që e njëjta ka marrë trajtim mjekësor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.